Psikologët evolucionare Satasho Kanazawa nga Shkolla Ekonomike e Londrës dhe Norman Li nga Universiteti i Menaxhimit në Singapor kanë “gërmuar” mbi lumturinë e njerzëve inteligjent.
Sipas studimit, njerëzit të cilët jetonin në zona më të populluara ishin më pak të kënaqur me jetën e tyre. Së dyti, sa më shumë lidhje sociale të kishte një person me miqtë e tij të ngushtë, aq më i lumtur ishte, por me një përjashtim të madh.
Për njerëzit inteligjentë këto marrëdhënie ishin të pakësuara apo nuk ekzistonin fare.
Kanazawa dhe Li dolën në përfundimin se njerëzit inteligjent ishin më pak të kënaqur me jetën nëse socializoheshin me miqtë e tyre më shpesh.
Carol Braham, studiese e Institutit Brookings, e cila merr në shqyrtim ekonominë e lumturisë, tha se ata që janë më të zgjuar, dhe dinë se si ta përdorin këtë zgjuarsi, kalojnë më pak kohë me të tjerët sepse janë tepër të foksuaur në qëllimet e tyre afatgjata.
Kjo përfshin një doktor që ka si synim të kurojë kancerin apo një shkrimtar që punon për një best seller etj. Një jetë sociale intensive i shpërqëndron ata nga qëllimet e tyre si dhe mund të ndikojë negativisht në kënaqësinë e tyre të jetës/ transmeton albeu
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...