Google ADS

Një vezë në ditë mund shkaktojë diabet, thotë studimi i fundit

10:30 | 17 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Një lajm aspak i mirë për meraklitë e vezëve.

Vezët kanë përfitime të mëdha shëndetësore dhe janë të pasura me disa lëndë ushqyese, si protein, vitamina B2 dhe minerale të tjera si kaliumi dhe zinku. Fakti që shumica e njerëzve mund t’i përballojnë ato, vezët janë pothujase në të gjitha tryzeat e botës.

Megjithatë, një studim i ri i botuar në British Journal of Nutrition tani thotë se nëse vazhdimisht konsumoni të paktën një vezë (50g) çdo ditë, ju jeni në rrezik të sëmureni nga diabeti i tipit 2.

Studimi i fundit thotë se kolesteroli në vezë, është i njohur për efektet negative që mund të sjellë në shëndetin e zemrës.

Studimi zbuloi se gratë, më shumë se burrat, kanë rrezikun më të lartë të përvetësimit të sëmundjes kronike që dikton kryesisht një ndryshim në stilin e jetës, veçanërisht në opsionet dietike.

Nutricionisti Leo Ndegëa beson se vezët, për shkak të kolesterolit, mund të lidhen me sëmundjet e zemrës të tilla si goditja dhe presioni i lartë i gjakut nëse merren tepër, po jo edhe me diabetin.

“Nëse dikush lidh një vezë me diabetin, do të jetë e drejtë të na tregojë se si lidhet me rezistencën ndaj insulinës. Mos vallë po ul prodhimin e insulinës, dhe nëse po e ul këtë, cila përbërës është në atë vezë që po e bën atë, ”shpjegoi ai.

Studimi i fundit thekson se ende duhet shumë punë për të gjetur lidhjen e saktë me konsumimit të vezës dhe diabetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme