Nuk ka rëndësi nëse je adoleshent apo i rritur, te kesh probleme me aknet është po njësoj e sikletshme dhe me pasoja. Studimet, kanë treguar se aknet kanë fuqinë të ulin vetëbesimin e dikujt dhe te ndryshojnë cilësinë e jetës. Gjithsesi, lajmi i mirë është se shume shpejt te gjithë mund te shpëtojnë prej tyre; një vaksine kundër akneve ne horizont!
Studiues nga Universiteti i Kalifornisë, zbuluan se është e mundur që aknet e krijuara nga mikrobet te luftohen me një antitrup specifik për to.
Ata shpresojnë se kjo vaksinë mund të jetë gjithashtu një mënyrë për të bllokuar bakterin qe shkakton aknet.
Gjatë eksperimentit i cili është kryer tek minjtë dhe qelizat e lëkurës se njeriut, kërkuesit testuan efektivitetin e këtyre antitrupave. Dhe rezultatet ishin premtuese.
Trajtimi do të jetë në formën e një imunoterapisë që do të thotë se aknet do te luftohen nga brenda trupit dhe jo trajtime hormonale apo veprimin e rakutanit, trajtime të cilat janë më të përhapura për kurimin e akneve.
Hapi i radhës së studiueseve është konfirmimi se nuk kanë asnjë efekt anësor tek njerëzit, por gjithsesi ky zbulim është shpresë e madhe për të gjithë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...