Një trajtim efektiv kundër obezitetit

23:17 | 4 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Hulumtimet e fundit të kryera, e vërtetojnë atë që e thoshte me shekuj mjekësia popullore: pulpa e marrë nga parenkima e fletës së aloe vera-s është një rregullator efektiv i oreksit dhe funksioneve të tretjes.

Edona Llonçari
[email protected]

Një kurë e gjatë e pulpës se kësaj bime shumëvjeçare, e njohur edhe për shumë veti tjera shëruese, arrin ta rregullojë problemin e urisë, ndalon buliminë, duke shkaktuar një humbje të konsiderueshme të peshës, pa krijuar mungesa të vitaminave, mineraleve apo mino-acideve.

Gjithashtu, është tejet ushqyese, falë këtyre substancave që aloe vera posedon. Andaj, përveç faktit se është tejet ushqyese dhe e domosdosshme për organizmin, njëkohësisht parandalon shumë sëmundjeve, por edhe ndikon në shërimin e tyre.

Një eksperiment i kryer nga studiuesit e universitetit shëndetësor Fujita në Japoni, i kryer me 150 njerëz obez, tregoi një humbje peshe deri në 25 kg për 12 muaj, nga konsumi i 5-8 dcl lëng të pastër aloe në ditë, pa bërë ndonjë dietë tjetër.

Si të përcaktoheni për aloe vera?

Është e qartë se në rrethanat tona klimatike, nuk është e lehtë ta kultivojmë këtë bimë në kopsht, banesë ose në ballkon. Prandaj është më e lehtë të përdorën produktet që ofron tregu. Mos harroni se efikasiteti i produkteve të aloe vera-s, varet kryesisht nga pastërtia e produktit, nga metoda e paketimit dhe e ruajtjes apo konservimit.

Tashmë është gjetur se tharja e xhelit të fletës, zvogëlon në masë të madhe potencialin terapeutik.

Përqindja e aloe vera-s e cekur në etiketat e produktit, nuk merr parasysh faktorin e hollimit, as teknikën e ruajtjes.

Ju mund të gjeni ne treg lehtësisht produkte ku është e shënuar 100% aloe, përderisa ato përmbajnë vetëm një sasi të vogël të pluhurit të produktit të përzier me ujë. Hapni mirë sytë dhe jeni vigjilent.

Ka shumë prodhues të aloe vera-s dhe disa laboratorë shkëlqyeshëm e komercializojnë atë. Por, për të mbajtur të gjitha virtytet e saj, aloe duhet ta ruajë pastërtinë e saj, përndryshe do të jetë e pavlerë.

Blerësi, kur zgjedh pijen e aloa-s, por edhe produktet tjera të kompozuara me aloe, duhet të studiojë prejardhjen dhe të verifikojë se a është kjo pije e pastër dhe e duhura. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme