Mikroorganizmat janë gjithnjë e më rezistentë ndaj ilaçeve dhe ky problem mund të bëhet burim i një pandemie të re.
Departamenti i OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi ka paralajmëruar se kjo mund të kthehet në një problem me pasoja serioze për shëndetin e njeriut, sistemet agro-ushqimore dhe ekonominë, transmeton portal arbresh.info
Mikroorganizmat janë gjithnjë e më rezistentë ndaj ilaçeve dhe procesi përshpejtohet nga përdorimi në rritje i mjeteve për shkatërrimin e tyre tek njerëzit, kafshët dhe kulturat bujqësore, theksohet në raport, me rastin e Javës Botërore të Ndërgjegjësimit mbi sëmundjet infektive, e cila festohet nga 18 nëntori deri në 24.
Të paktën 700 mijë njerëz vdesin çdo vit nga sëmundjet infektive të traktit të frymëmarrjes, sistemit urinar dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, të cilat janë gjithnjë e më e vështirë për t’u trajtuar për shkak të rezistencës së agjentëve shkaktarë ndaj ilaçeve.
“Në të gjithë botën, njerëzit, kafshët dhe bimët tashmë po vdesin nga infeksionet që nuk mund të trajtohen as me ilaçet më të forta antimikrobike”, theksohet në raport.
“Nëse problemi i rezistencës ndaj ilaçeve të mikroorganizmave nuk zgjidhet, pandemia tjetër me të cilën do të përballemi mund të jetë bakteriale dhe shumë më vdekjeprurëse, për shkak të barnave që nuk funksionojnë më”, tha zëvendës Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë së OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi, Maria Helena Semedo.
Sektori i ushqimit dhe bujqësisë kanë një rol kryesor në zgjidhjen e këtij problemi sepse në shumë pjesë të botës, antimikrobikët përdoren shumë më tepër në blegtori sesa në mbrojtjen e shëndetit të njeriut.
Agjencia do të formojë një ekip ekspertësh më 23 nëntor, duke përfshirë fermerë, veterinerë, epidemiologë dhe shkencëtarë, për të kërkuar zgjidhje në sektorin e bujqësisë dhe politikave, të përqendruara në përdorimin më të përshtatshëm të antimikrobikëve dhe parandalimin efektiv të sëmundjeve.
Në ndërkohë, ata u sugjerojnë fermerëve dhe aktorëve në zinxhirin ushqimor të lajnë duart, rrobat dhe këpucët dhe sipërfaqet e tyre të punës para dhe pas kontaktit me kafshë dhe produkte
Uji i pastër dhe ushqimi i mirë i kafshëve janë gjithashtu të rëndësishme, të cilat duhet të mbahen të thata dhe të mbrojtura nga brejtësit, zogjtë, brumbujt dhe kafshët e tjera që mund të transmetojnë bakteret.
Sipas kësaj organizate thuhet se Covid-19 na ka dhënë një mësim të mirë mbi shëndetin dhe pastërtinë./arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit