Rreth 70% e femrave në fazat e para të njërës prej formave më të zakonshme të kancerit të gjirit mund të mos kenë nevojë për kimioterapi, si pjesë e trajtimit kundër sëmundjes së rëndë.
Për të dalë në këtë përfundim, studimi i shumëpritur i Shoqatës amerikane të Onkologjisë Klinike analizoi një test genetik të përdorur gjërësisht për të testuar rrezikun e kancerit, mbështetur në 21 gjene të lidhura me rishfaqjen e atij të gjirit.
Të dhënat konfirmuan se, përmes përdorimit të këtij testi për të vlerësuar rrezikun e rishfaqjes së sëmundjes, “shumë gra mund të shmangin trajtimin e fortë, e në këtë rast të panevojshëm me kimioterapi”, thotë autori kryesor i hulumtimit, Dr. Joseph Sparano.
Pjesëtarë të tjerë të ekipit shprehën kënaqësinë e tyre për këtë zbulim, duke kujtuar shqetësimet që ndanin prej kohësh mbi trajtimim me kimioterapi dhe efektet anësore të padëshiruara të tij. Ai i gjirit është forma më e përhapur e kancerit te femrat nëpër botë.
Qendra ndërkombëtare e Fondeve Kërkimore për Kancerin raportoi 1.7 milionë raste të reja në vitin 2012. Për shumë prej grave që i janë nënshtruar kimioterapisë, pasojat kanë qenë dërrmuese, duke nisur nga anemia, dobësimi i ndjeshëm i sistemit imunitar, rënia e flokëve, diarreja, lodhja e skajshme dhe humbja e kujtesës./tch/
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi...
Limaj: Kosova ka nevojë për vepra të reja