Një studim i kryer së fundmi tregon se kalimi i kohës në hapësira blu është i dobishëm për mirëqenien mendore.
Ashtu si hapësirat e gjelbërta, hapësirat blu paraqesin përfitime për shëndetin fizik dhe mendor. Ndërsa hapësirat e gjelbërta janë parqe, pyje dhe kudo ku ka shumë gjelbërim, hapësirat blu janë ato pika që përfshijnë plazhet, liqenet, lumenjtë, apo edhe burimet.
Studimi tregon se të kalosh kohë pranë detit ndikon drejpërsëdrejti në lumturinë e një individi.
Studiuesit e Institutit të Shëndetit Global në Barcelonë kanë zbuluar se edhe vetëm një shëtitje e shkurtër në plazh mund të forcojë shëndetin mendor dhe të ndihmojë në trajtimin e depresionit.
Autorja e studimit, Cristina Vert u shpreh: Studimi ynë vlerëson efektet e menjëhershme të një shëtitje të shkurtër përgjatë një hapësire blu. Ekspozimi i vazhdueshëm dhe afatgjatë ndaj këtyre hapësirave mund të ketë efekte pozitive në shëndetin kardiovaskular. Përfitimet psikologjike të aktivitetit fizik ndryshojnë në varësi të llojit të mjedisit ku kryhet. Vëzhgimi ynë tregon se hapësirat blu ndihmojnë në largimin e depresionit.
Ndërsa koordinatori i kërkimit, Mark Nieuwenhuijsen shtoi: Ne pamë një përmirësim të ndjeshëm në mirëqenien dhe gjendjen shpirtërore të pjesëmarrësve menjëherë pasi ata shkuan për një shëtitje në hapësirën blu, krahasuar me ecjen në një mjedis urban./tvklan.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...