Shkencëtarët kanadezë kanë zbuluar se zhytja e një qese plastike të çajit në 95 gradë Celsius liron rreth 11.6 miliardë copa mikroplastike në vetëm një filxhan çaj.
Këto janë copa shumë të vogla plastike midis 100 nanometra dhe pesë milimetra në madhësi, të cilat sipas shkencëtarëve janë disa herë më të mëdha se në ushqimet e tjera.
“Mendojmë se kjo është shumë në krahasim me ushqimet e tjera që përmbajnë mikroplastikë. Kripa, e cila ka një nivel relativisht të lartë të kësaj substance, përmban rreth 0.005 mikrogramë plastikë për gram. Një filxhan çaji i bërë nga një qese, ka një mijë herë sasi më të madhe të plastikës, 16 mikrogramë pranë kupës”, tha Natalie Tufenki nga Universiteti Mc Gill, transmeton alsat.
Analizat e qeseve të zhytura në çaj u kryen me mikroskop elektronik dhe spektroskopi, dhe për të provuar dëmin e mikroplastikës, shkencëtarët vendosën insekte ujore në të njëjtin ujë, të cilat nuk ngordhën, por ato kishin pasoja të dukshme të sjelljes dhe deformime në zhvillim.
Derisa të përfundohen kërkimet e mëtejshme, ekspertët kanadezë këshillojnë përdorimin e çajit në qese letre ose në formën e tyre origjinale të tharë.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...