Google ADS

Një pije e gazuar në ditë rrit rrezikun për kancer

00:47 | 21 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

I kemi kaq pranë vetes! Në tryezat familjare, në organizime të ndryshme festash, kudo…dhe është e kot të themi që nuk na pëlqejnë. Në mos i konsumojmë përditë, të paktën i kemi provuar shpesh herë sa për të shuar etjen. Po flasim për pijet e gazuara, të cilat po etiketohen ndryshe si një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut.

Sipas Dailymail, në një studim të kryer kohët e fundit, rezulton që konsumimi i një pije të gazuar në ditë, rrit rrezikun e sëmundjes nga kanceri në mënyrë të hatashme.

Këshilli i Kancerit të Viktorias në universitetin e Melburnit, studioi dhe analizoi tre mijë raste të 11 llojeve të ndryshme të kancerit në një hark kohor të dhjetë viteve. Rastet e kancerit të gjirit, mëlçisë dhe prostatës të raportuara për vitet 1990-1994 dhe 2003-2007, zbuluan një lidhje të qenësishme të pijeve të gazuara me riskun e kancerit.

Dhe të gjitha këto raste të shqyrtuara, ishin të pavaruara nga obeziteti apo faktorë të tjerë shëndetësorë.“Pijet me sheqer, përfshirë ato joalkoolike, tashmë janë të njohura për dëmin që i shkaktojnë organizmit të njeriut, duke shkaktuar fillimisht obezitet çka rrit mundësinë e sëmundjes nga 13 lloje kanceri të ndryshme”, pohoi drejtuesi i këtij këshilli në universitetin e Melburnit, ndërsa shtoi se ka po kaq risk në rritjen e rrezikut për diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe prishjen e dhëmbëve.Ndaj, njerëz mbajini sa më larg vetes pije të tilla, nëse shëndetin e keni primar në jetën tuaj!/eo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme