Jeta e stresuar dhe ushqimi i shpejtë mund të shkaktojnë sulm në zemër.
Kjo gjendje ndodh aq shpesh, sa që mund të konsiderohet si shkaktari numër një i shumë vdekjeve në botë, transmeton portali arbresh.info
Sidoqoftë, ju mund të parandaloni këtë sëmundje duke ndryshuar stilin e jetës, duke konsumuar ushqim të shëndetshëm dhe duke ulur nivelin e stresit.
Trupi dërgon sinjalet një muaj përpara se njeriu të preket nga kjo sëmundje, prandaj edhe nuk duhet injoruar.
Shenjat janë këto:
Problemet me frymarrje
Nëse mushkëritë nuk mund të marrin aq oksigjen sa duhet, zemra juaj nuk do të marrë mjaftueshëm gjakun që do të kalojë përmes saj. Kjo do të thotë që këto dy sisteme janë të lidhura dhe nëse nuk e keni një të tillë, nuk do të keni as tjetrin. Në rast se hasni probleme me frymëmarrjen shkoni menjëherë te mjeku juaj.
Gripi dhe e ftohura
Shumë njerëz, përpara se të pësojnë një sulm në zemër, përjetojnë këto dy simptoma.
Presion në krahror
Kjo është një shenjë e qartë që tregon se sulmi në zemër mund të ndodhë shumë shpejt. Është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun nëse përjetoni një simptomë të tillë.
Dobësi
Kur arteriet tuaja bëhen më të ngushta, gjaku juaj nuk do të qarkullojë siç duhet dhe muskujt tuaj nuk do të marrin lëndët ushqyese të nevojshme. Kjo do të rezultojë të ndjeheni të dobët, kështu që sigurohuni të vizitoni një mjek nëse vazhdon për një periudhë më të gjatë.
Djersitje dhe marrëmendje
Qarkullimi i dobët zvogëlon rrjedhën e gjakut në tru, duke rezultuar në djersitje të ftohta dhe ndjenjën e marramendjes.
Lodhja
Edhe nëse bëni gjumë të mirë, prap zgjoheni të lodhur. Kjo do të thotë që zemra juaj nuk është duke funksionuar si duhet./arbresh.info/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...