Mund të mos shijojë, por pasi të lexoni të mirat që sjell do të ndryshoni mendjen.
Shumica prej nesh, vajin e ullirit e përdorim vetëm për të gatuar, por efekt më të madh ka nëse konsumohet në stomakun bosh, transmeton portal arbresh.info
Transformon lëkurën
Vaji i ullirit është një nga përbërësit kryesorë në shumë produkte të kozmetikës, por efekti që sjell në lëkurë shikohet nëse e konsumoni në stomakun bosh. Përpos që heq skuqjen e lëkurën dhe enjtjen, largon edhe rrudhat.
Ndihmon për të humbur peshë
Studime të shumta kanë treguar se dieta mesdhetare, e cila është e pasur me vaj ulliri, ka një efekt pozitiv në humbjen e peshës. Më shumë se 180 njerëz që morën pjesë në studim janë prova se ky vaj mund të ndihmojë në humbjen e peshës, transmeton portal arbresh.info
Është i mirë për trurin
Konsumi i rregullt i vajit të ullirit ndihmon në “pastrimin” e qelizave të trurit, duke zvogëluar kështu rrezikun e sëmundjes Alzheimer. Gjithashtu, njerëzit që hanë rregullisht vaj ulliri kanë kujtesë më të mirë.
Përmison shëndetin e kockave
Studimet shkencore kanë treguar se përbërësit e vajit të ullirit ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga artriti reumatoid. Gjithashtu, është provuar që vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të lehtësojë dhimbjet e kyçeve dhe dhimbjet e mëngjesit të shkaktuara nga artriti.
Redukton inflamacionin
Vaji i ullirit dhe ushqime të tjera të pasura me acide yndyrore omega-3 zvogëlojnë sasinë e inflamacionit në trup. Është një mënyrë shumë e thjeshtë për parandaluar shumë gjendje shëndetësore të shkaktuara nga inflamacioni.
Është i mirë për zorrët
Disa lloje bakteresh që jetojnë në zorrë mund të shkaktojnë ulçera. Vaji i ullirit, megjithatë, lufton kundër baktereve të këqija, madje edhe kundër disa baktereve rezistente ndaj antibiotikëve, transmeton portal arbresh.info
Ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak
Vaji i ullirit nuk mund të kurojë diabetin, por vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të ndihmojë në uljen e glukozës. Në atë mënyrë, rreziku i shfaqjes së diabetit të tipit dy zvogëlohet me 40%./arbresh.info/
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...