Me bimë dhe lule të ndryshme rregullojmë ambientet e kopshteve, lokaleve, shtëpive etj.
Por, nuk është vetëm bukuria, por kopshti ka rëndësi të madhe për shëndetin e njeriut.
Në shumë vende të botë terapia më e preferuar kundër depresionit është rregullimi i kopshtit dhe mbjellja e luleve.
Nuk ka të bëjë thjesht me thirrjen e natyrës por me një nevojë të njeriut për të qenë në kontakt me të gjelbertën, madje sipas studimeve të shumta shkencore që janë kryer njerëzit që jetojnë në qendra urbane e kanë të domosdoshme një lidhje të tillë.
Në këto raste natyra nuk kursehet duke dhënë një pafundësi zgjidhjesh që tek kopshtet deri edhe në hapësira shumë të vogla është gjithmonë një bimë, një lule për ne.
Bimët në fakt nuk janë vetëm të bukura por edhe “të mira”, për shëndetin tonë. Ato i gjejmë kudo, në kulinari, mjekësi, estetikë etj…gjithmonë aty për ne. Mirëqenia që na vjen nga bimët mund të kategorizohet në dy grupe të mëdha: Mirëqenie fizike dhe ajo psikologjike.
‘Nxehet’ Kurti në Ferizaj, me zë të lartë tregon se si do t’...
Zyrtare: Dele Alli i bashkohet Comos
Rikthehet TikTok-u në SHBA
Inter merr një fitore solide ndaj Empolit
Sveçla: Në çdo cep të Kosovës po marrim mbështetje të pareze...
Mënyra interesante se si të hiqni dorë nga duhani