Një gotë verë në ditë mund të ulë rrezikun e sulmit në zemër më mirë se statinat, sugjeron një studim i ri.
Shkencëtarët kanë zbuluar se ata që konsumojnë sasi të moderuara vere si pjesë e një diete mesdhetare mund ta përgjysmojnë rrezikun e tyre për sulm në zemër, transmeton klankosova.tv.
Ndryshe nga studimet e mëparshme, të cilat mbështeteshin në raportime vetjake, ky studim përdori një biomarker kyç, acidin tartarik, të matur nga mostrat e urinës.
Në studim morën pjesë 1,232 persona, të cilët dhanë informacion mbi konsumin e tyre ushqimor dhe të pijes, si dhe mostra urinë në fillim të studimit dhe një vit më vonë.
Pas katër ose pesë vitesh ndjekje, u regjistruan 685 raste të sëmundjeve të zemrës, përfshirë sulme në zemër, goditje në tru apo vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare.
Sipas daily mail, rezultatet treguan se ata që konsumuan midis 12 dhe 35 gota verë në muaj kishin 50% më pak rrezik në krahasim me ata që konsumonin një gotë ose më pak.
Ky zbulim përforcon rëndësinë e një stili jetese të shëndetshëm, përfshirë konsumin e moderuar të verës brenda një diete të ekuilibruar mesdhetare.
Pirja e tre deri në 12 gota verë çdo muaj kishte një rrezik 38 për qind më të ulët të sëmundjeve të zemrës, sipas studimit, i cili është botuar në Gazetën Evropiane të Zemrës.
Kjo krahasohet me një reduktim të rrezikut prej rreth 30 për qind për njerëzit që marrin statina.
Por, duke pirë më shumë se kaq, përfitimet shëndetësore të zemrës zvogëlohen, zbuluan ata.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin