Mund të tingëllojë çuditshëm, por sipas një studimi të ri duhet besuar.
Hulumtimi më i fundit i kryer nga Universiteti Alberta në Kanada ka nxjerrë në përfundim se përfitimet shëndetësore që vijnë nga kompleksi i resveratrolit në verën e kuqe, janë njësoj me ato që marrim gjatë ushtrimeve fizike. Resveratroli ndihmon në përmirësimin e fizikut, funksionimin e zemrës si dhe forcimin e muskujve, në të njëjtën mënyrë si pas një ore palestër.
Sipas studiuesit Jason Dyck, këto zbulime do t’u vijnë në ndihmë atyre që e kanë të pamundur të bëjnë aktivitete fizike. Diskutimet mbi përfitimet shëndetësore të verës së kuqe janë të dokumentuara kohë më parë. studimet në vite kanë treguar se ata që pinë një gotë verë të kuqe në ditë kanë më pak gjasa të vuajnë nga ‘demensia’, apo të preken nga kanceri. Vera e kuqe gjithashtu ndihmon në forcimin e zemrës, lufton plaken si dhe rregullon sheqerin në gjak./Bordo
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...