Një grup shkencëtarësh austriakë kanë analizuar zakonet e konsumimit të alkoolit dhe të dhënat mjekësore të 611,169 burrave nga 17 studimet e mëparshme dhe kanë arritur në përfundim se një gotë verë e bardhë në ditë mund të jetë e dëmshme për shëndetin e burrave.
Megjithatë, të njëjtët ekspertë kanë gjetur se, në të kundërt, duke pirë një gotë verë të kuqe në ditë redukton rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostates, transmeton portali arbresh.info
Gjatë procesit të hulumtimit dhe duke marrë parasysh të gjitha llojet e rrushit, hulumtuesit fillimisht arriti në përfundimin se konsumimi i një gote verë në ditë nuk ndikon në rrezikun e plotë të atij lloj kanceri.
Pas një studimi më të hollësishëm, ata kanë gjetur se konsumimi i verës së bardhë rrit gjasat për kancerin e prostatës deri në 26 përqind, ndërsa vera e kuqe i zvogëlon ato deri me 12 përqind.
Autori i studimit Shahrokh Shariat tha se zbulimi i arsyes molekulare për këto dallime potenciale mund të rezultojë në një strategji parandalimi.
Një studim i mëparshëm ka gjetur se konsumimi i birrës mund të rrisë zhvillimin e kancerit të prostatës deri në 37 përqind./arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK