Dieta me bazë lëngjet.
Një mënyrë ndihmëse për programin e detoksikimit është edhe dieta 24 orëshe, gjatë së cilës nuk duhet të konsumoni asgjë tjetër përveç lëngjeve që përmbajnë selino, kastravec dhe mollë.
Nëse keni nevojë për varietete, mund të shtoni spinaq dhe koriandër, por përbërësit kryesorë duhet të jenë selinoja, kastraveci dhe molla. Ky është kombinimi i duhur për të siguruar ekuilibrin ideal të kripërave minerale, potasit dhe sheqerit, që të stabilizohet niveli i glicemisë ndërkohë që trupi pastrohet nga toksinat.
Pini 300-600 ml lëng, çdo dy orë. Mos fusni gjë tjetër në gojë përveç ujit. Do të ishte mirë që të pinit 300 ml ujë një orë pas çdo gote me lëng. Gjatë gjithë ditës duhet të pini në total gjashtë gota me lëng dhe gjashtë me ujë, transmeton “Living”.
Herën e parë që do ta provoni, zgjidhni një fundjavë që do të jeni në shtëpi. Nëse nuk keni bërë asnjëherë më parë detoksikim, helmet që dalin nga trupi mund t’ju shkaktojnë parehati. Nëse ndodh kjo, shtrihuni dhe pushoni. Pasi ta keni bërë disa herë këtë proces, do ta keni më të lehtë, madje mund ta zgjasni deri në dy ditë. Planifikoni që të qëndroni në shtëpi ditën e dytë, nëse ju bien energjitë. Në fakt, për shumë njerëz ndodh e kundërta, marrin energji.
Mund të eksperimentoni duke i shtuar lëngut edhe përbërës të tjerë, si lakrën kale në vend të spinaqit ose pak koriandër apo xhenxhefil për shije. Mos e mbingarkoni. Selinoja, kastraveci dhe molla mjaftojnë për të larguar toksinat. Nëse shtoni diçka më shumë, zini vendin e këtyre përbërësve thelbësorë.
Nëse e bëni këtë çdo dy javë, keni për të arritur rezultate të shkëlqyera detoksikimi dhe do ta ndieni vërtet ndryshimin.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...