Të konsumosh një gotë kos në ditë para se të ushqehesh me ushqime të skuqura, mund të ndihmojë në shmangien e rrezikut nga yndyrnat e larta. Këtë mendojnë ekspertët, shkruan The Sun.
Ata thonë gjithashtu se një gotë kos në ditë, me përqindje të ulët yndyre, mund të ndihmojë në përmirësimin e sëmundjes së artritit dhe astmës.
Mëngjesi i preferuar, thonë ekspertët, është ai ku njerëzit nuk e nisin ditën me qetësues si aspirina, apo naproxen, të cilat japin edhe efekte anësore.
Çelësi i kësaj është aftësia e kosit për të qetësuar inflamacionet kronike, ku trupi sulmon vetveten, zbuluan shkencëtarët amerikanë.
Ky proces lidhet me artritin, astmën, sëmundjet inflamatore të zorrëve, obezitetin, sindromat e metabolizmit, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera kronike.
Vullnetarëve iu dha nga një gotë kos me nivel të ulët yndyre para se të konsumonin një mëngjes me plot 900 kalori.
U vu re se ata patën nivel më të ulët inflamator në gjakun e tyre se ata që nuk knsumuan kos para mëngjesit të bollshëm.
Zbulimet e reja, të publikuara në Revistën e Ushqimeve, tregojnë se kosi, mund të ulë inflamacionin e rrezikshëm dhe mund të jenë zëvendësues shumë të mirë të disa ilaçeve si: aspirina, naproxeni dhe hydrocortisoni, për pacientë të cilët kanë dhimbje kronike./oranews/
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...