Rreth 60 përqind e të gjithë duhanpirësve duan që të lënë duhanin.
Përveç të gjitha përfitimeve shëndetësore, një studim i ri ka zbuluar se ndalimi i zakonit mund t’ju kursejë rreth 4 mijë dollarë në vit ( nëse pini më shumë se një paketë në ditë), transmeton portal arbresh.info
Sigurisht që të gjithë e dimë se është e lehtë të thuash “do ta lë duhanin”, sesa ta bësh atë në vërtetë.
Metodat që ju ndihmojnë për të hequr dorë nga pirja e duhanit janë:
Hani djath
Një studim amerikan ka gjetur se produktet e qumeshtit mund të dobësojnë shijen e cigares te shumë duhanpirës. Një copë djath ose një gotë qumësht përpara se të pini një cigare mund të shuajë dëshirën për të ndezur cigaren. Kjo është një metodë shumë efikase për të hequr dorë nga pirja e duhanit.
Hani fruta
Të gjithë e dimë se frutat dhe perimet janë të mira për ne, por mund të mos e dini se ato gjithashtu mund të zvogëlojnë dëshirën për nikotinë. Nga ana tjetër, mishi, pijet me kafeinë dhe alkooli mund të përmirësojnë përvojën e pirjes së duhanit, kështu që duhanpirësit duhet të reduktojnë marrjen e tyre.
Një dush i nxehtë
Një dush i nxehtë relaksues mund t’ju heq dëshirën për pirjen e duhanit. Larja e dhëmbëve gjithashtu mund të jetë e dobishme, pasi besohet se nuk do të dëshironi të prishni frymën tuaj.
Luaj për pesë minuta
Dëshira për cigare zakonisht nuk zgjat më shumë se pesë minuta, ndaj mendoni për aktivitete argëtuese që mund të bëni për të kaluar 300 sekonda më shpejt, ju mund të vallëzoni me këngën tuaj të preferuar./arbresh.info/
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4