Një cigare në ditë rrezikon 50% sulm në zemër për burrat, dyfish për gratë

21:58 | 25 Janar 2018
Trina Galanxhi

Vetëm një cigare në ditë është e mjaftueshme për të rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditje me rreth 50 për qind.

Studiuesit kanë gjetur që ata që pijnë duhan një herë në ditë, ekspozohen rreth 50 përqind ndaj rrezikut të sëmundjeve të zemrës , sa gjysma e personave që pinë rreth 20 cigare në ditë, transmeton portali arbresh.info

Burrat që pijnë duhan një cigare në ditë kishin 46 përqind të rritjes së rrezikut të sëmundjes së zemrës , krahasuar me njerëzit që pinë 20 cigare në ditë.

Vetëm një cigare ngri rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës me 48 përqind krahasuar me moshën e duhanpirësve.

Ndërkohë, gratë që pijnë vetëm një cigare në ditë janë dyfish më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, në krahasim me gratë që nuk konsumojnë fare.

Shqyrtimi i më shumë se 140 studimeve shkencore u udhëhoq nga Profesor Allan Hacksaë nga Instituti i Kancerit UCL në University College London, i cili ka theksuar se ekziton një nivel i sigurt i pirjes së duhanit me sëmundjet kardiovaskulare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme