Sipas një studimi të fundit besohet se pirja e një birre ose e një gote vere çdo ditë mund të mbajë diabeti tip 2 larg nga ju.
Pirja e një sasie të moderuar të alkoolit, rreth 2.5 njësi në ditë, mund të përmirësojë metabolizmin e glukozës në gjak, zbuluan studiuesit, transmeton portali arbresh.info
Diabetikët e tipit 2 kanë një aftësi të dëmtuar për të zbërthyer glukozën, e cila shkakton sheqer të lartë në gjak, rezistencë ndaj insulinës dhe shtim në peshë.
Megjithatë, kritikët kanë rezerva mbi studimin pasi udhëzimet se alkooli mban larg diabetin duhet të rishikohen.
Alkooli mund të shkaktojë ndryshime të rrezikshme në nivelin e sheqerit në gjak dhe përmbajtja e sheqerit mund të çojë në mbipeshaë, një shtytës kryesor për diabetin tip 2.
Studimi që ende nuk është botuar, është paraqitur në takimin vjetor të Shoqatës Europiane për studimin e diabetit në Barcelona.
Shkencëtarët e Universitetit Juglindor analizuan dhjetë studime që zbuluan lidhjen midis konsumit të alkoolit dhe diabetit tip 2.
Në shqyrtim u përfshinë gjithsej 575 pjesëmarrës, për të cilët ekspertët që nuk janë të përfshirë në studim thonë se duhet të trajtohen me kujdes.
Pirja e alkoolit u gjet se përmison metabolizmin e glukozës, e cila ul nivelin e insulinës në gjak.
“Gjetjes e kësaj analize tregojnë një efekt pozitiv që ka alkooli në glukozë dhe në metabolizmin e yndyrës tek njerëzit me diabet të tipit 2”, tha Dr Yuling Chen, autor i studimit./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...