Niseni ditën me një gotë ujë!

09:49 | 7 Qershor 2018
A. B.

Është e rëndësishme si e filloni ditën.

Gjatë natës, gjersa jeni në gjumë trupi dehidratohet. Nuk keni pirë asgjë për disa orë dhe trupi ka nevojë që të marrë sasinë e duhur të ujit.

!E preferueshme është që gjëja e parë që bëni në mëngjes të jetë konsumimi i ujit, pa pirë apo ngrënë asgjë para këtij veprimi.

Uji duhet të jetë i pastër, mos i shtoni limon apo diçka freskuese të ngjashme, sepse uji i pastër do të kalojë në organizëm menjëherë, kurse nëse përmban diçka do të mbetet më gjatë në bark dhe kështu nuk e kryen rolin për të cilin keni nevojë në mëngjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme