Është e zakonshme të hani ushqime të ndryshme natën vonë, e posaçërisht kur keni ftuar ndonjë shok/shoqe dhe jeni duke shikuar ndonjë emision televiziv.
Por ekspertët shëndetësorë janë duke i paralajmëruar njerëzit ta shmangin këtë fenomen sepse ngrënia gjatë natës mund të shpie në probleme serioze shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Suzanne Jezek-Arriaga ka treguar se shpeshherë njerëzit priren që në mesnatë të konsumojnë ushqime të pashëndetshme, të mbushura me sheqer, kripë e yndyrë. Rrallëherë njerëzit hanë gjatë natës pemë apo perime.
Dhe, përveç se konsumimi i ushqimeve të tilla shkakton shtim të peshës, sipas një studimi danez, ngrënia në orët e vona të mbrëmjes mund të shkaktojë një mori problemesh shëndetësore, duke përfshirë zbaticën e acidit dhe kancerin esfogaeal.
Veç kësaj, ngrënia e vazhdueshme e ushqimit gjatë orëve të vona të mbrëmjes e çrregullon sistemin e gjumit. /Telegrafi
Zhvillimet e vitit 2024 në Shqipëri, SPAK protagonist
Ancelotti flet për objektivat e Real Madridit këtë sezon dhe...
Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta f...
Ri-akreditohen shtatë laboratorë të Agjencisë së Kosovës për...
Ndërron jetë ish-legjenda e Barcelonës
Aksident i rëndë në Shipol të Mitrovicës, humb jetën një 65-...