Diabeti ndez një numër të simptomave të pështira, duke përfshirë dhimbje koke dhe shikim të turbullt.
Ai gjithashtu mund të shkaktojë shqetësime më serioze për shëndetin, siç janë sulmi në zemër dhe rreziku nga goditja në tru, transmeton lajmi.net.
Fatmirësisht, ka mënyra për të ulur sheqerin në gjak duke bërë ndryshime në dietën tuaj.
Sipas shkencëtarëve, ngrënia e qepëve mund të ndihmojë për të zvogëluar rrezikun e diabetit tip 2.
Në studim, minjve iu dha ekstrakt të qepëve.
Studiuesit matën nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e kolesterolit para dhe pas ushqyerjes me qepë, duke vërejtur ndryshime të theksuara.
Rezultatet treguan se minjtë që konsumuan doza më të mëdha të ekstraktit të qepës panë një ulje të niveleve të glukozës.
NHS nxit pacientët me diabettë hanë shumë fruta dhe perime të freskëta.
Dhe studiuesit besojnë se mjedrat mund të jenë një mundësi e mirë.
Sipas dy studimeve të reja, të botuara në revistën ‘Obesity and Annual of Nutrition and Metabolism’, treguan se ngrënia e mjedrave mund të ndihmojë ndjeshëm në parandalimin dhe menaxhimin e diabetit.
Po ashtu, bajamet përmbajnë proteina bimore dhe janë të mbushura me yndyrna të shëndetshme, të cilat participojnë gjithashtu në uljen e niveleve të kolesterolit.
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...