E keni parasysh ndjesinë e çuditshme kur gishtat e këmbëve fillojnë të mpihen dhe lëvizin në mënyrë të pavullnetshme? Ose kur zgjohesh në mes të natës me një dhimbje therëse të gishtave të këmbëve? Përse shkaktohen këto ngërçe?
Ekspertët mendojnë se ngërçet e shpeshta të këmbëve mund të sinjalizojnë për një problem të fshehur shëndetësor, që mund të lidhet me sistemin e qarkullimit të gjakut ose atë nervor qendror.
Këto janë disa nga shkaqet më të zakonshme të ngërçit të gishtave të këmbëve.
Dehidratimi
Dehidratimi dhe mungesa në minerale (kryesisht kaliumi, kalciumi dhe magnezi) janë disa nga shkaqet kryesore të zhvillimit të ngërçeve në këmbë. Kur stërviteni, ju djersitni mineralet ose elektrolitet të cilat nevojiten që muskujt të funksionojnë siç duket. Kjo mungesë shkakton kontraktime ose spazma muskulore, që quhen ndryshe ngërçe.
Këpucët shumë të ngushta
Ngërçet e gishtave të këmbëve shkaktohen zakonisht nga kufizimi i rrjedhjes së gjakut si pasojë e këpucëve të ngushta.
Plakja
Ngërçet e gishtave të këmbëve fillojnë të bëhen më të shpeshta pas moshës 50 vjeç, kur kockat humbasin kalciumin dhe muskujt humbasin elasticitetin. Gjithashtu, ndërkohë që plakemi, funksioni nervor dhe ai vaskular nuk është gjithashtu i njëjtë. Kjo çon në zhvillim të ngërçeve, duke qenë se sistemi nervor, që dërgon sinjale dhe lëndë ushqyese tek muskujt, nuk funksionon aq mirë sa duhet.
Si t’i parandaloni dhe trajtoni?
Së pari, duhet të kuptoni që nuk ka ndonjë kurë apo ilaç magjik për ngërçet e gishtave të këmbëve. Studimet kanë treguar se as suplementet e magnezit nuk funksionojnë në këtë rast. Megjithatë mund të parandaloni shfaqjen e tyre duke: veshur këpucë më të rehatshme, hidratuar (pirë ujë), masazhuar këmbët, kryer aktivitet fizik pa sforco.
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...