Ju kap plogështia që pa nisur dita? Jeni nervoz, keni shtuar në peshë ose ju bien shumë flokët? Apo ndodh e kundërta: Jeni me energjikë seç duhet, djersisni shumë dhe ndiheni në ankth?
Mund të jetë faji i gjëndrës së tiroides. Ky rregullator i trupit dhe mendjes ndonjëherë del jashtë kontrollit, sidomos tek gratë. Marrja e trajtimit të duhur është shumë e rëndësishme për të shmangur probleme shëndetësore serioze.
Çfarë është gjëndra e tiroides? Tiroidja është një gjëndër në formë fluture në pjesën e përparme të qafës. Ajo prodhon hormone që kontrollojnë shpejtësinë e metabolizmit – sistemi që ndihmon trupin të përdorë energjinë. Problemet me tiroiden mund të ngadalësojnë ose përshpejtojnë metabolizmin duke ndërhyrë te prodhimi i hormoneve të tiroideve. Kur nivelet e hormoneve janë shumë të ulëta ose të larta, mund të përjetoni një sërë simptomash.
Shtim ose rënie drastike në peshë: Një ndryshim i pashpjegueshëm në peshë është një nga shenjat më të zakonshme të çrregullimit të tiroides. Shtimi në peshë mund të sinjalizojë për nivele të ulëta të hormoneve të tiroides, një gjendje e quajtur hipotiroidizëm. E anasjella, nëse tiroidja prodhon më shumë hormone se sa trupi ka nevojë, mund të humbni peshë në mënyrë të papritur. Kjo gjendje njihet ndryshe si hipertiroidizmi. Hipotiroidizmi është më i përhapur te njerëzit.
Ënjtje në qafë: Ënjtja ose një gungë në qafë është një shenjë e dukshme që diçka nuk shkon mirë me tiroiden. Gunga mund të shfaqet si në rastin e hipertiroidizmit ashtu edhe hipotiroidizmit. Ndonjëherë ënjtja në qafë mund të shfaqet edhe për shkak të kancerit të tiroides ose nodujve, gjëndra që rriten brenda tiroides. Mund të jetë edhe për ndonjë shkak që nuk lidhet me tiroiden.
Ndryshime në rrahjet e zemrës: Hormonet e tiroides prekin thuajse çdo organ në trup dhe mund të ndikojnë në shpejtësinë e rrahjeve të zemrës. Personat që vuajnë nga hipotiroidizmi kanë rrahje më të ngadalta zemre se zakonisht. Ndërsa hipotiroidizmi mund të shkaktojë përshpejtim të rrahjeve të zemrës. Mund të shkaktojë gjithashtu rritje të tensionit të gjakut dhe një ndjesi sikur zemra po del nga vendi.
Ndryshime në humor: Çrregullimet e tiroides mund të kenë një impakt të dukshëm në gjendjen emocionale, humorin dhe sa energjikë jeni. Hipotiroidizmi i bën njerëzit të ndihen më të plogësht, më të lodhur dhe të stresuar. Ndërsa hipertiroidizmi mund të shkaktojë ankth, probleme me gjumin dhe nervozizëm.
Rënie flokësh Rënia e flokëve është një tjetër shenjë e mosbalancimit të hormoneve të tiroides. Si hipertiroidizmi ashtu edhe hipotiroidizmi mund të shkaktojnë rënie të flokëve. Në shumë raste flokët fillojnë të rriten sapo trajtohet sëmundja.
Rama priti në takim drejtorin për siguri të OSBE-së në Kosov...
Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve – spikat derbi evropi...
Më 12 nëntor mbahet ankandi i 14-të i letrave me vlerë për v...
Inaugurimi i Urës së re të Kukësit, Rama ndan videon: Shëmbë...
Kërcënoi se do t’i vinte bombën qendrës së votimit, arrestoh...
SHBA kritikon Izraelin, kërkon shtimin e ndihmës humanitare ...