Vitamina D është e nevojshme për trupin e njeriut sepse ruan shëndetin e kockave, shëndetin mendor dhe ndihmon me gjumin. Kjo është arsyeja pse mungesa e tij mund të çojë në pasoja të rënda.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, një në katër të rritur ka nivele të ulëta të vitaminës D. Doktoresha Mindy Lacey thotë se kërkon analizën e kësaj vitamine te pacientët që luftojnë me lodhjen dhe ata që kanë probleme me kockat.
“Mungesa e vitaminës D është bërë më e zakonshme vitet e fundit”, citon Nebraska Medicine fjalët e saj.
Ajo shprehet se shumë pacientë nuk shfaqin simptoma, por nëse ndiheni të lodhur, keni dhimbje kockash ose keni luhatje disponimi, këto janë shenja që tregojnë se keni nivele të ulëta të kësaj vitamine.
“Shumica e pacientëve me mungesë të vitaminës D janë asimptomatikë, megjithatë nëse jeni të rraskapitur, ju dhembin kockat, keni dobësi muskulore ose ndryshime disponimi, kjo është një tregues se diçka mund të jetë jonormale me trupin tuaj”, është shprehur Dr. Lacey.
Megjithatë, këto nuk janë simptomat e vetme që tregojnë mungesën e saj. Njerëzit që kanë nivele të ulëta të vitaminës D mund të përjetojnë simptoma të depresionit dhe rënie të flokëve dhe oreksit. Gjithashtu, ata sëmuren më lehtë, përballen më shpesh me dhimbje muskulore dhe kanë lëkurë të zbehtë.
Nëse keni ndonjërin nga këto simptoma, do të ishte mirë të konsultoheni me një mjek, i cili do të analizojë gamën e vitaminës D në trupin tuaj.
Nëse konstatohet se keni një nivel shumë të ulët të vitaminës D, do t’ju duhet të përdorni suplemente, por përveç tyre këshillohet të kaloni më shumë kohë jashtë dhe të konsumoni ushqime që janë burim i vitaminës D. Kjo sigurisht përfshin lloje të peshkut, si salmoni, toni, trofta dhe skumbri, por edhe të verdhat e vezëve dhe viçi dhe mëlçia e peshkut.
Simptomat dhe shenjat e mungesës së vitaminës D mund të përfshijnë:
Lodhje
Gjumë jo të mirë
Dhimbje eshtrash
Depresion ose ndjenjë e trishtimit
Rënie e flokëve
Dobësi muskulore
Humbje e oreksit
Sëmurje më lehtë
Lëkurë e zbehtë
Nëse ndonjë nga këto simptoma ju duket e njohur, bëni një kontroll shëndetësor. Ata mund të bëjnë një test gjaku për të kontrolluar nivelet e vitaminës D – nëse jeni brenda kufijve normalë ose nëse është shumë e ulët.
Pesë ushqime natyrale të pasura me vitaminë D
Peshku është burimi më i mirë i vitaminës D në natyrë.
Peshk yndyror, si salmoni, trofta, toni dhe skumbri
Peshk i konservuar, si harenga dhe sardelet
Të verdhat e vezëve
Mëlçia e viçit
Mëlçia e peshkut
Gjashtë ushqime të pasuruara me vitaminë D
Meqenëse nuk ka shumë ushqime natyrale me vitaminë D, shumë produkte janë të pasuruara me vitaminë D. Kontrolloni etiketën ushqyese për t’u siguruar që ka vitaminë D të shtuar.
Drithërat e mëngjesit
Qumështi
Qumësht bajameje
Qumësht soje
Lëng portokalli
Bollgur
/Telegrafi/
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...