Nga Kosova fruthi bartet në Serbi

12:16 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Një qytetar serb nga Mitrovica e Veriut ka vizituar këto ditë Kragujevcin në Serbi.

Te personi i njëjtë siç raporton Vecernji Novosti janë shfaqur simptoma të fruthit.

RTS ka raportuar se kjo sëmundje është duke u përhapur në shumë komuna nëpër Kosovë dhe në disa me popullsi me shumicë serbe. Aty thuhet më tej se vetëm në Prishtinë janë të regjistruara 100 raste.

Autoritete serbe janë vënë në alarm, por që thonë se situatën e kanë nën kontroll.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme