Jodi është thelbësor për jetën tonë, sepse është komponenti kyç i nevojshëm për prodhimin e hormoneve tiroide. Trupi ynë nuk është në gjendje t’i prodhojë ato vetë, prandaj ne duhet të konsumojmë ushqime të pasura me këtë element.
Ndër këto bëjnë pjesë algat e detit, kumbullat e thata, vezët dhe produktet e qumështit.
Mungesa e jodit mund të çojë në simptoma të ndryshme të pakëndshme. Dhe kur nuk trajtohet, ky mund të jetë shkaku i sëmundjeve edhe më të rënda, si kanceri ose problemet e zemrës.
Ne kemi zbuluar shenjat më të zakonshme të mungesës së jodit dhe jemi gati t’i ndajmë rezultatet me ju. Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, planifikoni një vizitë tek mjeku juaj për të gjetur arsyen e saktë.
Probleme me flokët dhe lëkurën
Humbja e tepërt e flokëve dhe lëkura e thatë që kruhet mund të sinjalizojnë se keni nevojë për jod. Ai Ndihmon në rregullimin e nivelit të lagështisë së lëkurës, stimulon shërimin e prerjeve dhe plagëve dhe madje ngadalëson formimin e rrudhave.
Ky element është gjithashtu shumë i dobishëm për flokë të gjatë dhe me shkëlqim. Sekreti është në aftësinë e tij për të mbështetur rigjenerimin e lëvozhgëz së flokëve dhe për ta mbrojtur atë nga infeksioni.
Ndjeshmëri ndaj të ftohtit
Nuk është dhe aq ftohtë, por ju e mbuloheni sërish me një batanije. Ju gjithmonë ankoheni se keni të ftohtë ndërsa të tjerët mbajnë bluza dhe ju quajnë delikatë.
Duket sikur ju mund të vuani nga mungesa e jodit, pasi ajo çon në një shkallë më të ngadaltë metabolike. Si rezultat, trupat tanë prodhojnë më pak nga energjia që na jep atë ngrohtësinë e dëshirueshme.
Probleme me të mësuarit dhe kujtesën
Sipas një studimi që u krye në vitin 2014, njerëzit me nivel më të ulët të hormoneve tiroide kanë një hippocampus më të vogël. Kjo është pjesa e trurit tonë që kontrollon kujtesën afatgjatë.
Kjo është arsyeja pse mungesa e jodit mund ta bëjë të mësuarit dhe kujtesën një luftë të vërtetë për njerëzit. Për më tepër, një metabolizëm i ngadalshëm ndikon gjithashtu në aftësinë e trurit për të përpunuar informacionin dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive./Supershendeti
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...