Të gjithë e dimë se njerëzit zakonisht i shfaqin emocionet e tyre – me fytyrë, gjeste, me të folmen natyrore, etj.
Të gjitha këto janë manifestime të jashtme të ndjenjave të cilat lehtë i nënshtrohen vështrimit të njeriut dhe mirëkuptimit. Mirëpo, i harrojmë tërësisht manifestimet e brendshme, transmeton Telegrafi.
Emocionet ndikojnë drejtpërdrejt në punën e organeve të brendshme. Krahas kësaj, emocioni specifik është i lidhur me organe të caktuara.
Për shembull:
⦁ Ndjenja e gëzimit dhe e dashurisë është e lidhur me zemrën.
⦁ Humbja e interesimit për jetën – me gjëndrën tiroide.
⦁ Kokëfortësia – me kurrizin.
⦁ Trishtimi – me fshikëzën.
⦁ Anksioziteti- me stomakun.
⦁ Frika – me veshkat.
⦁ Frustrimi dhe nervozizmi – me shpretkën.
⦁ Armiqësia dhe zemërimi – me tëmthin.
⦁ Hidhërimi – me mëlçinë.
⦁ Pikëllimi – me mushkëritë
Emocionet e fuqishme dhe afatgjata rraskapitin organizmin dhe bllokojnë meridianët.
Nëse vazhdimisht hulumtoni situatën në kokën tuaj, nuk mund të harroni dhe të mbani në mend sërish dhe sërish, atëherë kjo shkatërron trupin tuaj – muskujt tanë dhe organet ruajnë informacione mbi ngjarjet të cilat gjatë janë futur qartë në mendje.
E kundërta gjithashtu është e saktë. Përkatësisht, prishja e cilitdo organ çon deri në shfaqjen e emocioneve të caktuara me të cilat ky organ është i lidhur.
Pikat emocionale në fytyrë:
Dhembja në pika të caktuara në fytyrë tregon cili organ kërkon kujdes të posaçëm.
⦁ Pikat në urën e hundës, në këndin e brendshëm të syrit paraqesin fshikëzën.
⦁ Pikat në krahun anësor të hundës tregojnë fillimin e zorrës së trashë.
⦁ Pika menjëherë nën sy praqet stomakun.
⦁ Pika në fillim të veshit është disbalanca e kanalit të zorrës së hollë.
⦁ Pika në këndin e jashtëm të syrit është fillimi i tëmthit
Çfarë të bëjmë?
Për t’u liruar nga emocionet të cilat shkatërrojnë trupin, duhet patjetër t’i ndrydhni çdo ditë vendet e dhembshme në fytyrë.
Kjo do t’ju ndihmojë jo vetëm që të liroheni nga emocionet e këqija, por edhe t’i pengoni rrudhat, të përmirësoni dukjen e fytyrës.
Të gjitha këto do t’i kontribuojnë dukjes suaj të bukur dhe të hapur. /Telegrafi/
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...