Studimet e viteve të fundit kanë treguar se 25% e njerëzve me diabet tip 2 as nuk e dinë që vuajnë!
Nëse vuani disa nga simptomat dhe shenjat e mëposhtme, bëni mirë të bëni një kontroll për ta kapur në kohë këtë problem shëndetësor e ta trajtoni!
1. Ju ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës
Lodhja e vazhdueshme është një simptomë e rëndësishme që duhet t’i kushtoni vëmendje! Kjo mund të nënkuptojë që ushqimi që po hani nuk po shpërbëhet si duhet dhe nuk po përdoret nga qelizat siç mendohet. Ju po merrni “karburantin” që ju nevojitet, por metabolizmi i lëndëve ushqyese nuk bëhet si duhet, për shkak të diabetit.
2. Mpirje e këmbëve dhe e duarve
Njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 2 janë më të prirur të përjetojnë gjendjen e neuropatisë, e karakterizuar nga ndjesi e çuditshme mpirjeje ose therje gjilpërash në këmbë, krahë, duar. Diabeti zvogëlon rrjedhën e gjakut në ekstremitetet tuaja dhe me kalimin e kohës dëmton nervat dhe enët e gjakut.
3. Plagët shërohen më ngadalë
Sistemi imunitar dhe proceset që ndihmojnë trupin tuaj të shërohet nuk funksionojnë aq mirë kur nivelet e sheqerit tuaj janë të larta.
4. Shpeshtësia e urinimit
Kur keni sheqer të tepërt që rrjedh me gjakun tuaj, trupi juaj instinktivisht përpiqet ta eliminojë atë dhe këtë gjë e bën përmes procesit të urinimit.
5. Ju jeni më të etur se zakonisht
Urinimi i shpeshtë do t’ju bëjë gjithashtu të keni etje, këshillon Living.
6. Probleme me shikimin
Në fazat e hershme të diabetit, shikimi juaj mund të mos jetë shumë i qartë për shkak të grumbullimit të glukozës në sy, ndaj është e rëndësishme mos t’i neglizhoni këto shenja që me kalimin e kohës mund të degradojnë. Megjithatë përreth 6-8 javë pasi stabilizohen sheqernat në gjak, nuk do të ndjeni më probleme me shikimin tuaj.
7. Keni humbur peshë
Humbja e pashpjegueshme e peshës mund të ndodhë për shumë arsye, dhe diabeti është një prej tyre. Insulina ndihmon trupin tuaj të lëvizë sheqerin nga gjaku në qelizat tuaja, prandaj, kur keni një rezistencë ndaj insulinës, nuk merrni energji të mjaftueshme në qelizat tuaja, pavarësisht gjithë sheqerit që rrjedh përmes trupit tuaj. Për shkak se nuk jeni në gjendje të merrni energji të mjaftueshme nga sheqeri, trupi juaj djeg yndyrën dhe muskujt tuaj për energji.
8. Njolla të çuditshme të errëta në lëkurën tuaj
Errësimi i lëkurës nën sqetull, përreth qafës, apo edhe në zonën tuaj të ijëve është një shenjë e hershme befasuese dhe e zakonshme e rezistencës ndaj insulinës, pararendësi i diabetit, dhe emri mjekësor për gjendjen është acanthosis nigricans. /Telegrafi/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...