Vajzave të cilave iu kanë ardhur periodat që para moshës 12 vjeç janë 10% më të rrezikuara të pësojnë atak në zemër ose goditje në tru me kalimin e viteve, sugjeron një studim i ri.
Kjo duke e krahasuar me vajzat të cilat kanë qenë 13 vjeç ose në moshë më të madhe kur kanë pasur ciklin e parë menstrual.
Vajzat të cilat u kanë ardhur periodat herët janë gjithashtu më të rrezikuara që të kenë komplikacione gjatë shtatzënisë, të kalojnë më herët në menopauzë dhe të kryejnë histeroktomi (operacion për heqjen e mitrës) të gjitha këto të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare, thonë shkencëtarët.
Studimi, i kryer nga Universiteti i Oksfordit, nuk ofron ndonjë shpjegim për këto gjetje.
Megjithatë, shkencëtarët e shpjegojnë këtë me faktin që vajzat të cilat kalojnë në fazën e pubertetit që para moshës 13 vjeç janë dy herë më të rrezikuara që të pësojnë goditje në tru me kalimin e viteve duke qenë se humbasin më shumë gjak nga trupi.
Si pasojë, edhe niveli i oksigjenit që shkon në tru është edhe më i vogël, duke shkaktuar vdekje të indeve dhe rritur rrezikun për goditje në tru, paralajmërojnë ekspertët.
Autorët e këtij studimi, të publikuar te revista “Heart”, sugjerojnë vajzat të cilat nuk kishin mbushur akoma 12 vjeç kur iu kanë ardhur periodat të bëjnë më shpesh kontrolle të zemrës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...