Fatkeqësisht, të kontrollosh temperamentin është një problem për shumë njerëz. Sipas studimeve të kryera, një në tre persona ka probleme me vetëpërmbajtjen dhe të të qetësuarit e nervave.
Pavarësisht faktit që një emocion negativ i tillë është shkaktar i prishjes së marrëdhënieve më të zakonshme njerëzore, ekzistojnë dhe faktorë të tjerë që na shtyjnë të mundohemi më shumë të mbajmë zemëratën tonë në nivele sa më të ulëta.
Shkencëtarët besojnë se kjo ndodh për shkak të faktorëve të ndryshëm që lidhin stresin me dëmtime psikologjike. Çlirimi i shpeshtë i adrenalinës gjatë periudhave stresuese, mund të dëmtojë AND-në, e cila mund të shpjerë në sklerozë të shumëfishtë dhe sëmundje të tjera të rrezikshme për jetën.
Ndjenjat e inatit rrisin përgjigjen ndaj sistemit limbik, asaj pjese të turit të lidhur me instiktet e mbijetesës.
Këto emocione bëjnë që ky sistem të rrisë nivelet e ankthit duke rritur gjithashtu dhe presionin e gjakut në mushkëri dhe zemër, e si pasojë duke e bërë të pamundur relaksimin.
Kortizoli i tepërt (hormon i cili merret me kontrollin e stresit dhe rregullimin e qelizave në metabolizëm), mund të shkaktojë një zhbalancim në nivelin e sheqerit në gjak, të krijojë shtypje të tiroideve dhe të zvogëlojë densitetin e kockave.
Me rritjen e presionit të gjakut për shkak të adrenalinës, zemra fillon të rrahë shpejt, duke bërë të mundur që të shkaktohen funksionime jo të sakta të proceseve kardiake.
Shkencëtarët kanë zbuluar se nivelet e larta të stresit të shkaktuara nga zemërimi, mund të përgjysmojnë prodhimin e glucocorticoids në lëkurë, lloj hormoni i përfshirë në përzierjen e kolagjenit për gufimin e lëkurës.
Ndaj këshilla që studiuesit bëjnë për një jetë sa më të gjatë, është që të reduktojmë sa më shumë inatin dhe emocionet e tjera negative që mund të vijnë si pasojë e tij./abcnews.al
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...
Vedat Muriqi shumë pranë largimit nga Mallorca – dy gjigantë...
Dorëhiqet Sekretarja britanike e Transporteve, ishte dënuar ...