Një dozë e vogël gjumi gjatë ditës mund të jetë shenjë paralajmëruese e sëmundjes së Alzheimerit, ka gjetur një studim i fundit.
Sipas studimit, njerëzit që flejnë për pak në kohë të papërpashtshme, madje edhe nuk nuk kanë bërë gjumë të mjaftueshëm, kanë më shumë gjasa të preken nga sëmundjet mentale, transmeton portali arbresh.info
Sëmundja e Alzheimerit, e cila është shkaku i gjashtë kryesor i vdekjes tek të rriturit në SHBA, është e vështirë të vërehet në fazat e hershme sepse simptomat nuk shfaqen deri më vonë.
Studimi i publikuar në Jama Neurology, është i fundit që lidh ciklin e gjumit me sëmundjen neurodegjenerative dhe mund të ndihmojë mjekët të identifikojnë njerëzit që janë në rrezik të zhvillimit të sëmundjes paraprakisht.
Simptomat e sëmundjes Alzheimer, që përfshijnë paaftësinë për të krijuar kujtime të reja dhe harresën, zakonisht nuk shfaqen deri pas moshës 60 vjeçare, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Një nga shenjat dalluese të sëmundjes është akulumimi i pllakave beta-amiloide përmes qelizave nervore në tru.
Grumbujt e kësaj proteine toksike të trurit shkatërrojnë kujtesën dhe shkaktojnë konfuzion./arbresh.info/
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit