Nëse ka diçka që neve na pëlqen, është që të gjejmë arsye për të dalë pasditeve me miqtë dhe të bisedojmë me një birrë përpara.
Megjithatë, edhe pse kjo pije i “zbukuron” takimet tona dhe ka edhe përfitime për organizmin, disa ekspertë paralajmërojnë për rrezikun që mund të sjellë konsumi i saj në mënyrë të përsëritur.
Dr. Richard Restak, në veprën e tij “Udhëzues i plotë për kujtesën: Shkenca e forcimit të mendjes suaj”, ofron një paralajmërim të qartë për ndikimin e alkoolit në shëndet, më konkretisht në kujtesën dhe funksionet njohëse. Ai shpjegon gjithashtu se truri ynë ka truke të thjeshta që e bëjnë kujtesën tonë më të fortë për të ardhmen, por që i njëjti tru harron nëse abuzohet me alkoolin.
Sipas Richard Restak, alkooli nuk bën dallime midis funksioneve të ndryshme të trurit dhe me kalimin e kohës mund të çojë në përkeqësim mendor dhe madje, në të ardhmen, në çmenduri. Për mjekun, është thelbësore të ndalojmë konsumimin e alkoolit para moshës 70 vjeç, pasi është në moshën 65 vjeç kur truri humbet neuronet me një ritëm të përshpejtuar. Ai gjithashtu paralajmëron se kjo jo vetëm që mund të ndikojë në trurin tonë, por mund të shkojë shumë më tej.
“Gjykimi dhe aftësia e të mësuarit gjithashtu mund të ndikohen. Ky dëm progresiv mund të jetë i rrezikshëm për të moshuarit,” shton ai.
Është e vërtetë se në një shoqëri ku konsumimi i pijeve si birra apo vera është sinonim i festës, ndalimi i konsumimit të tyre nuk është diçka e thjeshtë. Megjithatë, përpara se të kënaqim grupin shoqëror, duhet të kërkojmë të mirën tonë dhe të dimë se çfarë është e keqe për trupin tonë. Prandaj, që në moshën 65-vjeçare është thelbësore të rishikohet konsumi jo vetëm i birrës, por i pijeve alkoolike në përgjithësi për të shmangur problemet afatgjata shëndetësore./A2cnn
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...