Shoqata e Nefrologëve të Kosovës shënon me disa manifestime të enjten, Ditën Botërore të Veshkës.
Aktivitetet do të fillojnë në shkollën fillore “Faik Konica” të Prishtinës duke pasur për qëllim që vetëdijesimi lidhur me rëndësinë dhe rolin e veshkave të fillojë që nga nxënësit, pastaj, në orën 10:00 hapet pika informuese në sheshin “Nena Tereza”- Prishtinë, me ç’rast qytetarëve do t’u shpërndahen fletë-palosje me përmbajtje sensibilizimi për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave.
Kurse, në orën 13:00, në QKUK mbahen ligjëratat me temën kryesore “Obesiteti dhe Veshka”.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...