A është konsumimi i kamomilit i sigurt? Sipas shumë ekspertëve të shëndetit, konsumimi i kamomilit është i sigurtë dhe nuk sjell rreziqe për shëndetin, mirëpo nëse e përdorni në doza të lart mund të shkaktojë dridhje dhe të vjella.
Ka potencialin që të nxisë edhe reaksionet alergjike tek personat që janë alergjikë ndaj bimëve të familjes së margaritës, edhe përse këto reaksione janë shumë të rralla. Shmangeni nëse jeni alergjikë ndaj këtyre bimëve: kamomili, kumaku, krizantema, margarita.
Kremrat e lëkurës me kamomil mund të shkaktojnë ekzemë alergjike dhe irritojnë sytë. Efektet e përdorimit të gjatë të kamomilit nuk dihen.
Rreziqet: Flisni me mjekun para se të përdorni kamomil nëse keni një problem shëndetësor. Kamomili përmban një sasi të vogël të kuomarinës, që mund të ketë efekte shumë të lehta të hollimit të gjakut, por zakonisht vetëm në doza të larta për periudha të gjata kohe. Mos përdorni kamomil 2 javë para një operacioni të planifikuar, pasi mund të kundërveprojë me ilaçet për anestezi, transmeton shendeti.com.
Kundërveprimet: Nëse merrni ilaçe rregullisht, flisni me mjekun para se të përdorini suplemente të kamomilit. Ato mund të kundërveprojnë me sedativët, holluesit e gjakut, ilaçet antiplatelet, aspirina, ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve, si iburpofeni dhe naprokseni etj. Kamomili mund të kundërveprojë gjithashtu me suplemente si ginkgo biloba, hudhra, sanëza etj.
Duke qenë se nuk ka shumë informacione rreth sigurisë së përdorimit të kamomilit për periudha të gjaku, nuk rekomandohet për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me gji. Flisni me pediatrin para se t’ju jepni kamomil të vegjëlve tuaj.
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...