Pavarësisht nëse është një ditë pune e gjatë në zyrë, një mbrëmje para televizorit apo orë të tëra duke luajtur lojëra kompjuterike, është e lehtë ta gjesh veten ulur shumicën e ditës.
Ndërkohë që qëndrimi ulur për disa orë mund të mos duket ndonjë gjë e madhe, është në të vërtetë një problem i rrezikshëm.
Ndoshta pas leximit të këtij artikulli do të përpiqeni të dilni më shumë, të ecni dhe të përpiqeni të jeni pak më aktiv çdo ditë.
Deformimi në shpinë
Shkencëtarët vlerësojnë se çdo britanik shpenzon deri në 14 orë ulur çdo ditë dhe për fat të keq, statistikat nga vendet e tjera duken të ngjashme.
Galen Krantz, një profesor në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, mendon se qëndrimi ulur është një pozicion absolutisht i panatyrshëm dhe se njerëzit nuk janë lindur për ta bërë këtë.Shpina e njeriut ka formën S për një arsye: për t’u bërë ballë tendosjeve dhe sforcimeve.Megjithatë, në një pozicion ulur, një formë S kthehet në një formë C. Kur një person rri shtrembër, muskujt e barkut bëhen më të dobët dhe vështirë se mund të mbajnë një formë të duhur të trupit pa ushtrime të rregullta.
Sistemi kardiovaskular
Një nga pasojat më serioze të një jetese sedentare është rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare si sëmundja koronare e zemrës ose hipertensioni kronik.
Një jetë e vazhdueshme ulur dobëson muskujt dhe përkeqëson qarkullimin e gjakut. Mungesa e aktivitetit fizik është një nga arsyet kryesore për aterosklerozën e hershme (një krijim i pllakëzave të kolesterolit në enët e gjakut të zemrës).
Gjithashtu, mund të ndodhë një çekuilibër mes furnizimit me oksigjen dhe konsumit, ku zemra ka nevojë për oksigjen më shumë sesa gjaku po sjell.
Një studim i gjerë i më shumë se 17.000 njerëzve shtrirë mbi 13 vite tregoi se njerëzit me jetesë sedentare kanë një rrezik 54% më të madh të vdekjes nga një atak në zemër sesa ata që janë më aktivë.
Venat me variçe
Njerëzit që kalojnë pjesën më të madhe të ditës së tyre të ulur në një tavolinë vuajnë nga një qarkullim i keq i gjakut në gjymtyrët e poshtme të cilat mund të shkaktojnë zhvillimin e venave me variçe.
Ndërsa të dyja gjinitë mund t’i zhvillojnë ato, gratë kanë më shumë gjasa të vuajnë prej tyre. Përveç venave me variçe që janë të trashëgueshme, ato gjithashtu mund të shfaqen pas qëndrimit ulur për periudha të gjata kohore me këmbët tuaja të kryqëzuara.
Shtrydhja dhe shtrëngimi i venave çon në mbipopullimin e gjakut në zona të ndryshme.
Qarkullimi i dobët i gjakut është gjithashtu i rrezikshëm, sepse mund të çojë në zhvillimin e mpiksjes së gjakut. Një mpiksje lehtësisht mund të bllokojë një enë gjaku vitale në zemër, mushkëri ose tru.
Obezitet
Pesha e tepërt është një nga pasojat më të mëdha të një jetese sedentare. Kur uleni për periudha të zgjatura kohore, metabolizmi ngadalësohet dhe trupi juaj djeg më pak kalori, duke e ruajtur pjesën e tepërt si yndyrë.
Sapo një person ulet, trupi ul procesin e djegies së yndyrës me 90%, niveli i tyre i insulinës bie dhe presioni i gjakut rritet.
Gjatë 50 viteve të fundit, shumica e vendeve të punës kanë ndryshuar me kohën dhe tani kërkojnë më shumë qëndrime ulur pas një tavoline, që do të thotë se një punonjës nuk ka kohë për të djegur kalori.
Në një punë në këbmë, trupi juaj djeg deri në 35% më shumë kalori sesa në një punë para tavoline ulur.
Muskujt dhe kockat
Qëndrimi i vazhdueshëm shtrembër kombinuar me mungesën e aktivitetit fizik mund të bëjë që muskujt e trupit tuaj të jenë të dobët dhe të butë.
Pjesa më e prekur janë muskujt tuaj të barkut dhe gluteal, por muskujt nuk janë gjëja e vetme që vuajnë gjatë një jetese sedentare.
Një tjetër pasojë e mundshme e qëndrimit ulur me kalimin e kohës është osteoporoza. Ndërsa kockat nuk kanë shumë vështirësi që ta mbajnë trupin në një pozicion ulur, ata mund të humbasin forcën me kohën, duke u bërë më porozë dhe të brishtë.
Sistemi i tretjes
Pankreasi çliron sasinë e insulinës të nevojshme për transformimin e karbohidrateve në glukozë.
Megjithatë, qelizat në muskujt pasivë kanë nevojë për një sasi shumë më të ulët të insulinës, ndërsa pankreasi eç liron atë me shpejtësinë e zakonshme.
Në vitin 2011, studimet treguan se vetëm një ditë ulur çon në një konsum të reduktuar të insulinës nga qelizat. Si rezultat, ka gjasë që të zhvillohet një predispozicion për diabetin dhe sëmundjet e tjera.
Plakja
Telomerët ndodhen në skajet e kromozomeve, duke i mbrojtur ato nga çdo dëmtim. Telomerët bëhen gjithnjë e më të shkurtër gjatë procesit të plakjes.
Një mënyrë jetese joaktive është provuar të shkaktojë që telomerët të bëhen më të shpejtë e më të shkurtër, duke e përshpejtuar dukshëm procesin e plakjes.
Ndërkohë që qëndrimi ulur mund t’ju bëjë të ndiheni mirë, çdo orë ndenjur mund t’ju kushtojë dy orë nga jeta juaj.
jë mënyrë jetese sedentare gjithashtu mund të shkaktojë sëmundje të tjera të pakëndshme si kapsllëku kronik ose në raste ekstreme, hemorroide.
Shqetësime Mendore dhe Ankth
Një mënyrë jetese sedentare mund të ketë një ndikim shumë negativ në shëndetin mendor. Mungesa e aktivitetit fizik çon në zhvillimin e depresionit dhe ankthit.
Karriget tona bëhen një ishull izolimi dhe vetmie. Sipas hulumtimeve, qëndrimi i vazhdueshëm ulur shkakton mungesën e endorfinës, që aktiviteti fizik dhe të ushtruarit zakonisht e nxisin në trupin tuaj.
Angazhimi në ushtrime të rregullta mund të përmirësojë ndjeshëm humorin tuaj dhe t’ju relaksojë trupin. Gjithashtu mund t’ju përmirësojë vetëvlerësimin dhe vetëbesimin.
Përveç kësaj, aktiviteti fizik ndikon në prodhimin e serotoninës, duke ndihmuar në uljen e një çekuilibrimi që mund të çojë në depresion, në problemet me kujtesën dhe në mungesën me oreksin.
Pagjumësia
Mungesa e lëvizjes mund të ndikojë në cilësinë e gjumit tuaj. Trupi juaj e interpreton qëndrimin e vazhdueshëm ulur si pushim, edhe nëse aktiviteti juaj mendor është në kulmin e saj.
Prandaj, nëse keni qenë “pushim” për gjithë ditën, trupi juaj vendos që nuk keni më nevojë për gjumë dhe relaksim. Të ushtruarit rregullisht ju ndihmon të largoni pagjumësinë dhe përmirëson cilësinë e gjumit tuaj.
Problemet me “performancën”
Burrat me stile jetese sedentare kanë më shumë gjasa të vuajnë nga mosfunksionimi erektil, problemet e prostatës dhe mosbalancimi hormonal.
Kur një mashkull kalon shumë orë ulur, qarkullimi i gjakut në pjesën e poshtme të legenit ngadalësohet dhe mund të çojë në inflamacion dhe zhvillimin e sëmundjeve më serioze.
Me mungesën e lëvizjes, depozitat e yndyrës bëhen më të mëdha, shpesh duke rezultuar në një çekuilibër hormonal.
Hormoni femëror, estrogjeni, prodhohet në indet e yndyrës,gjë që shpjegon pse meshkujt mund të zhvillojnë barkun e madh që është pothuajse i pamundur për t’u hequr qafe.
Çfarë mund të bëni?
Disa kompani përpiqen t’i motivojnë punëtorët e tyre që të jenë më aktivë duke i vendosur ftohësit e ujit dhe pjesë të tjera të domosdoshme larg nga tavolina, instalimin e tavolinave të foosball-it ose pingpong-ut dhe organizimin e takimeve dhe sesioneve të trajnimit ku punonjësit duhet të lëvizin.
Gjithashtu, shkencëtarët dhe mjekët japin rekomandimet e mëposhtme:
Bëni shëtitje të gjata më shpesh!
Mos qëndroni ulur kur përdorni transportin publik!
Bëni më shpesh takime në këmbë!
Po ashtu:
Bëni një shëtitje gjatë pushimit të drekës ose hani jashtë!
Përdorni shkallët në vend të ashensorit!
Bëni pushime të shkurtra nga puna për të bërë një shtrirje të thjeshtë!
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë