Gjithmonë na thuhet se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por shumë njerëz luftojnë me mungesën e oreksit në mëngjes
Nëse ndodh kështu edhe për ju, ky mund të jetë një tregues ndaj të cilit duhet të jeni të kujdesshëm.
Sipas “Association of UK Dietitians” (Shoqatës së Dietistëve në Mbretërinë e Bashkuar), vetëm dy të tretat e britanikëve hanë mëngjes dhe pjesa tjetër thjesht e shmangin si vakt.
Nuk është e pazakontë të mos duash të ushqehesh kur sapo je zgjuar nga gjumi, sidomos pasi nivelet e urisë në mëngjes janë të ndryshme në varësi të shumë faktorëve, nga niveli i hormoneve te sasia e ushqimit që keni ngrënë një natë më parë.
“Njerëzit që priren të hanë më vonë gjatë ditës, shpesh konsumojnë një mëngjes shumë më të lehtë ose më të vonë. Sidomos nëse është një vakt i pasur me proteina ose shumë yndyrë, pasi këto makronutrientë mund të ngadalësojnë zbrazjen e ushqimit nga stomaku, duke ju mbajtur të ngopur për më gjatë,” thotë dietologia Natalie Burrows.
Por, cilat arsye të tjera që mund të shkaktojnë mungesë oreksi në mëngjes?
Stresi kronik
Arsyeja kryesore që ekspertët besojnë se ndikon në mungesën e oreksit është stresi. “Të zgjohesh pa oreks mund të jetë një tregues i niveleve të larta të kortizolit, pra hormonit të stresit,” shpjegon terapistja Cara Rose.
Stresi mund të vonojë ose zvogëlojë hormonet e oreksit, veçanërisht nëse është stres kronik, gjë që çon edhe në nivele më të ulëta të fuqisë për të përballuar ditën.
Hormonet e gjumit
Mungesa e oreksit në mëngjes mund të jetë edhe shenjë e niveleve të larta të melatoninës, hormonit të gjumit.
Kur ne zgjohemi në mëngjes, që ky hormon të aktivizohet duhen dy ose tre orë, ndaj nivelet e ulëta të tij ndikojnë në pjesën e oreksit në mëngjes. /Telegrafi/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...