Të gjithë duam t’i mbarojmë shpejt punët, të mësojmë çdo gjë mirë brenda një kohe të shkurtër dhe të kemi rezultate, por shpesh kuptojmë që na ka ikur dita kot, sepse jemi të papërqendruar.
Duhet shumë vullnet për ta mbajtur mendjen aty ku duhet, por janë edhe ca ushqime që ndihmojnë.
Kafeina të mban zgjuar- Mos hiqni dorë nga kafja dhe mos harroni që edhe shumë lloje çajrave kanë gjithashtu kafeinë. Vetëm mos e teproni sepse efektet anësore nuk janë të këndshme.
Sheqeri- Jo sheqer me kokrriza, por glukozë që trupi e nxjerr nga disa ushqime, si ëmbëlsirat apo karbohidratet. Vetëm mos e teproni, mjafton një lëng frutash.
Peshku është ushqim për trurin- I pasur me omega 3 të ndihmon të jesh në formë nga ana intelektuale. Hani dy racione peshk në javë.
Çokollata dhe arrat- Arrat dhe farat janë të pasura me Vitaminë E, një antioksidant shumë i mirë ashtu si çokollata e zezë gjithashtu e pasur me antioksidantë që luftojnë plakjen dhe ndihmojnë që truri të funksionojë me kapacitet të plotë.
Boronicat- Janë ushqimi i duhur i trurit, shkruan noa.al. Në disa eksperimete te kafshët është vërtetuar që përmbajtja e tyre lufton radikalet e lira duke ulur rrezikun për sëmundjet e trurit që vijnë me moshën.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA