Pa marrë parasysh se ku gjendeni, obligimet e shumta dhe mungesa e kohës së lirë shkaktojnë stres. Nervozizmi është shoqërues i zakonshëm i njerëzve të punësuar, ndërkaq në të gjitha vendet e botës po zvogëlohet me ndihmën e teknikave të ndryshme të relaksimit.
Kur të ndieni sikur ju janë duart të lidhura dhe që obligimet po ju ngufasin, bëni një pushim, pini një kafe apo shëtisni.
Qirinjtë me aromë livande dhe muzika e lehtë nuk janë të vetmet që ndihmojnë në çlirimin nga stresi. Në tërë botën për relaksim dhe përmirësim të humorit përdoren teknika të cilat, në shikim të parë, ndikojnë në mënyrë të çuditshme, mirëpo vërtet ndihmojnë
Në Francë – Një gotë verë
Kur femra franceze kthehet në shtëpi pas punës së mundimshme, më së shpeshti do të relaksohet me një gotë goxha të madhe vere.
– Është dëshmuar që alkooli relakson, mirëpo pirja e verës është edhe një ritual i rëndësishëm i cili ndan rutinën e punës nga rutina e shtëpisë, thotë psikologu Elis Domar.
Në Irlandë – shëtitja nëpër dëborë
Nëse nuk ndiheni mirë dhe ju duket që nuk mund të mendoni esëll, është e mundshme që trurit tuaj i mungon oksigjeni. Irlandezët rekomandojnë shëtitjen në temperatura të ulëta, e cila është edhe më e mirë kur bie borë.
Është konstatuar që aktiviteti fizik zvogëlon anksiozitetin, ndërkaq nëse në shëtitje shkoni me miqtë, bisedat për tema të zakonshme do t’jua largojnë mendimet nga puna.
Në Rusi – Sauna
Në Rusi koha e punës zgjat 12 orë, prandaj nuk është për t’u habitur që punëtorët shpesh janë nervozë. Mënyra më e mirë që të relaksohen dhe të mbushen me energji janë saunat, ku zakonisht shkojnë bashkë me miqtë apo me personat e dashur.
Nëse shkuarja në saunë ju duket tepër e komplikuar, bëjeni një në shtëpi. Hyni në dush të ngrohtë, lëshoni muzikë, ndërkaq në fund mbështilluni me një peshqir të madh e të butë.
Në Indi – E qeshura
E qeshura si ilaç aplikohet në shumë shtete, ndërkaq në indi rekomandojnë: “Nëse nuk keni arsye për të qeshur, shpikeni ju vetë”.
Udhëheqësi i programit shëndetësor, Rasshmi Aparajit, rekomandon që çdo mëngjes para shkuarjes në punë kërceni lart-poshtë, bëni me dorë dhe qeshni me tërë zërin.
Në Kinë – Banjë avulli për shputa
Kinezët pas kthimit në shtëpi nga puna i lagin këmbët në një legen plot me ujë. Këtë ritual ata e quajnë “zu ju”, ndërkaq konsiderojnë që është aq relaksuese sa që menjëherë do të flenë gjumë.
Në ujë mund të shtoni kripë për larje apo sodë bikarboni. /Telegrafi/
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...
Kurti uron 28 Nëntorin: Kjo festë na gjen me projektin e Kom...
Revista spanjolle: Zbulimi i perlave të fshehura, Shqipëria ...
Rama uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë