Nëse keni fryrje dhe ngërçe, në vend të tentimit për të eliminuar shkaktarin e problemit, përpiquni që të fusni në organizëm këto ushqime që do ju ndihmojnë që të ndjeheni më mirë.
Gido Mejz, ekspert i barërave klinike, shpjegon se arsyeja mund të jetë mungesa e ushqimeve të rëndësishme në ushqyerjen tonë dhe për këtë kjo mund të zgjidhet me shtimin e ushqimeve që ndihmojnë në shmangien e fryrjes dhe ngërçeve.
“Aroma e fortë e bimëve mund të ju ndihmojë që të kontrolloni mundimet, gazërat, ngërçet e bile edhe sindromin e zorrëve të irrituara”, thotë Mejz
Kjo është lista e shkurtë e ushqimeve dhe bimëve që do t’iu ndihmojnë që të zgjidhni problemin e tretjes në mënyrë natyrore. Duke ju falënderuar ndikimit të tyre në të gjitha aspektet e shëndetit mos u befasoni nëse ju përmirësohet metabolizmi dhe lëkura ju bëhet më e bukur.
Nana
“Nuk është e rastësishme që nana është popullore pas darkës”, thotë Mejzi, cili këshillon verzionin natyror, për shembull qaj (të ftohtë dhe të nxehtë), i cili do të ndihmojë në lirimin e ngërçeve dhe heqë ndjenjën e fryerjes.
Xhenxhefili
Rrënja e xhenxhefilit është e njohur si ilaçi më i mirë natyror kundër mundimit në lukth. Mejz këshillon që xhenxhefili i posa prere të shtohet në çaj ose ujë të ngrohtë.
“Është i shkëlqyeshëm për udhëtime dhe do të ndihmojë tretjen tuaj”, thotë Mejz.
Farat e koprës
Vetëm një majë e vogël e këtyre farave zbut fryerjen dhe gazrat.
Nëse vuani nga fryerja kronike Mejz këshillon përdorimin e vajit të kësaj fare.
Uthulla e mollës
Efektet e uthullës së mollës janë të shumta e një nga më të mëdhënjtë është që ndihmon në shërimin e problemit të tretjes, sepse ndihmon që acidi i lukthit shkon atje ku edhe e ka vendin. Mejz shpjegon se uthulla është përplot me bakterie të cilat janë të një rëndësie thelbësore për baraspeshën në lukth dhe tretje të shkëlqyeshme.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?