Trupi i njeriut është një sistem i balancuar i kimikateve, baktereve dhe qelizave. Nëse stomaku kërkon aciditet të lartë për të tretur ushqimet, sistemi imunitar kërkon një mjedis alkalin.
Organizmi është në ekuilibër kur pH është rreth vlerës 7, por shpesh trupi futet një gjendje acidike që nuk është aspak e shëndetshme dhe mund të ketë efekte negative.Katër shenjat e mëposhtme tregojnë se trupi juaj po lufton të ri-balancojë mjedisin tepër acid.
1 – Pesha e tepërt Duke pasur shumë acid në trupin tuaj, prodhohet më shumë insulinë . Kjo gjendje bën që trupi të ruajë masën yndyrore duke jua bërë më të vështirë humbjen e peshës. Metabolizmi juaj punon më mirë në një mjedis alkalin, ndaj kur nivelet e acidit rriten, metabolizmi është më i avashtë. 2 – Dobësi e kockave
Trupi merr lëndë ushqyese – si kalciumi – nga kockat tuaja në përpjekje për të luftuar aciditetin e lartë. Kjo gjë ju shkakton dhimbje kockash dhe rrit rrezikun e osteoporozës. 3 – Ndjeshmëri e lartë e dhëmbëve
Studime të shumta kanë dalë në përfundimin se aciditeti i lartë në trup mund të dëmtojë dhëmbët. Nëse nuk mund të hani ushqime të ftohta ose të nxehta, pasi ndjeni mpirje në dhëmbë, kjo mund të jetë një shenjë e aciditetit të lartë. 4 – Probleme me gjumin Kjo është shenja e fundit që ju tregon se trupi juaj po vuan nga nivelet e larta të acidit. Kjo gjë lidhet me arsye e dytë, pasi mungesa e kalciumit shkakton probleme me gjumin.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...