Hipertensioni është sëmundje nga e cila vuajnë gjithnjë e më shumë njerëz, mirëpo shumica e tyre as që dinë që e kanë këtë sëmundje
Kur është shtypja e lartë një kohë të gjatë, mund të nxisë disa simptoma
Njëra ndër ato më seriozet është retinopatia hipertensive, e cila çon deri në problemet me shikimin.
Kur është shtypja e lartë, muret e enëve të gjakut në sy tëhollohen, zvogëlohen dhe kufizojnë qarkullimin e gjakut nëpër retinë.
Me kalimin e kohës vjen deri te dëmtimi i enëve të gjakut në retinë, kufizimi i funksionit të retinës dhe rritja e shtypjes në nervin optik, i cili çon deri në retinopati hipertensiove.
Zakonisht gjendja nuk vërehet derisa të mos avancojë, mirëpo kur ndodh zvogëlohet shikimi, sytë ënjtën, enët e gjakut janë të dëmtuara, ndërkaq shikimi i dyfishtë shfaqet bashkë me dhembje koke, transmeton observer.
Ekspertët rekomandojnë që menjëherë të kërkoni ndihmë mjekësore nëse shtypja ju është e lartë dhe vëreni ndryshime të papritura në shikim.
Me uljen e shtypjes së gjakut zvogëlohet rreziku nga hipertensioni. Kur shtypja e gjakut është e lartë, kjo gjendje është e njohur si hipertension malinj ose krizë hipertensive.
Hipertensioni malinj është gjendje mjekësore e cila kërkon ndihmën mjekësore, sepse mund të çojë deri në probleme serioze shëndetësore siç janë infarkti apo pika në tru.
Hipertensioni malinj shfaqet kur shtypja e gjakut ngrihet vrullshëm dhe zakonisht është rezultat i shtypjes së gjakut,e cila nuk kontrollohet me kohë.
Hipertensioni malinj shoqërohet me simptoma siç janë gjakrrjedhje nga hunda, dhembje serioze koke dhe dhembje në gjoks.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...