Google ADS

Nëse jetoni në qytet mos hiqni dorë nga kjo vitaminë

10:05 | 9 Maj 2020
Trina Galanxhi

Studime të shumta kanë theksuar se jeta në qytet sjell disa shqetësime shëndetësore.

Të gjitha këto ndodhin për shkak të jetës dinamike dhe ndotjes së ajrit në masë të madhe, transmeton portal arbresh.info

Gjithashtu, jeta në qytet na privon edhe nga ushqimi i shëndetshëm, pasi për shkak të dinamikës së jetës që ka qyteti, ushqimi i shpejtë është më favorizues të shumë njerëz.

Për t’u mbijetuar të gjitha këtyre dhe për të patur një shëndet dhe lëkurë sa më të mirë, të gjithë që jetojnë në qytet nuk duhet të heqin dorë nga vitamina E.

Stresi dhe ndotja inkurajojnë formimin e radikalëve të lirë. Prandaj, duhet të rritni dozat e antioksidantëve, veçanërisht vitaminës E.

Vitamina E gjendet kryesisht në ushqime me origjinë bimore siç janë vaji, margarina dhe arrat. Për të ulur nervozizmin, ju nevojiten edhe yndyrna omega-3, të cilat ulin presionin e gjakut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme