Vitet e fundit është shënuar një rritje dramatike e sifilizit neonatal në mesin e foshnjave amerikane: rastet nga viti 2013 deri në ditët e sotme janë dyfishuar dhe kanë arritur numrin më të madh që prej 20 vjetësh.
Në vitin 2017 rastet e raportuara ishin 917, në vitin 2013 ishin 362. Kjo është një urgjencë e vërtetë, sepse, kur sifilizi transmetohet të fetusit, ekzistojnë rreziqe të larta për abort, vdekje foshnjore apo probleme të tjera të rënda si fizike edhe mendore. Shanset që virusi të kalojë nga nëna e infektuar dhe e patrajtuar tek fetusi janë 80%.
Rreziku i lartë i vdekshmërisë
Pas AIDS-it, sifilizi është infeksioni seksualisht i transmetueshëm me shkallën më të lartë të vdekshmërisë: 5.6 milionë diagnoza të reja regjistrohen çdo vit. I njohur në Evropë që nga fundi i shekullit XV, është rikthyer me një rritje të incidencës dhe shoqërimit me infeksionin HIV (rreziku është 2 deri në 5 herë më i lartë).
Kontrollet gjatë shtatëzanisë
I shkaktuar nga bakteri Treponema pallidum, sifilizi transmetohet nëpërmjet kontaktit seksual dhe nga nëna te fëmija gjatë shtatzanisë. Megjithatë, prania e bakterit mund të mësohet me një test të thjeshtë të gjakut, për të shmangur infeksionet e mëtejshme. Prandaj, duke pasur parasysh efektet e sifilizit neonatal, është e nevojshme të bëni edhe këtë test, përveç të tjerëve rutinë që në javët e para të shtatzanisë.
Marrëdhënie seksuale të mbrojtura
Një masë e mirë e parandalimit dhe mbrojtjes së shëndetit të të sapolindurve është përdorimi i prezervativëve.
A e dini se?
Sifilizi zhvillohet në faza të ndryshme dhe sidomos në fillim, mund të evoluojë i pashqetësuar, duke shkaktuar dëme serioze në sistemin nervor. Dëmi mund të jetë aq serioz sa të çojë në vdekje. pernenat.al
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...