Vitamina D është shumë e rëndësishme, sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi ndihmon në zhvillimin e fëmijës gjatë kohës që ai është në mitër, në formimin e kockave dhe trurit.
Ekspertët e Universitetit të Southemptonit dhe Oksfordit vunë re se nivelet e vitaminave uleshin ndjeshëm te nënat që lindnin në dimër, kjo në krahasim me nivelet e vitaminave te nënat që prisnin të lindnin në verë.
Ata gjithashtu zbuluan se e njëjta gjë ndodhte edhe me nënat të cilat shtonin peshë gjatë shtatzënisë.
Në studim morën pjesë 829 gra, të cilat u ndoqën që nga java e 14 e shtatzënisë deri në ditën e lindjes. Gjysma e grave morën një sasi prej 25 mg vitaminë D në ditë, dhe gjysma tjetër mori një pilulë të zakonshme.
Në fillim të studimit, 60 % e grave kishin nivele të ulëta të vitaminës D në gjak. Në javën e 34 të shtatzënisë, tek pjesa më e madhe e grave ishin rritur nivelet e vitaminës D në gjak në mënyrë të konsiderueshme.
Ndërsa 18% e tyre kishin ende nivele të ulëta të vitaminës D në gjak, pavarësisht faktit që ato kishin marrë suplemente më shumë se doza e rekomanduar nga NHS.
Kjo ishte më e theksuar te gratë të cilat prisnin të bëheshin nëna në dimër dhe tek ato të cilat kishin fituar peshë të konsiderueshme gjatë shtatzënisë.
Miratohet në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...