Simptomat e diabetit tip 2 përfshijnë humbjen e papritur të peshës, ndjenjën e lodhjes së vazhdueshme dhe shkuarjen e shpeshtë në tualet. Por, ju gjithashtu mund të jeni në rrezik nga niveli i sheqerit të lartë nëse keni një shenjë paralajmëruese, të cilën nuk duhet injoruar.
Diabeti është gjendja më e zakonshme që prek më shumë se katër milionë njerëz në Britaninë e Madhe dhe 90 për qind e rasteve janë shkaktuar nga diabeti tipi 2.
Sëmundja shkaktohet kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinën, ose nëse trupi nuk reagon ndaj saj. Mungesa e insulinës ndikon që trupi të konvertojë sheqerin në gjak në vend se ta shndërrojë në energji. Ju mund të jeni në rrezik nga simptomat e diabetit nëse keni thonj që kanë shenja. Gjendja është e njohur si linjat “Beau” dhe ato përshkruhen si identitet që shtrihet nga njëra anë e thoit te pjesa tjetër e tij.
“Kushte të tjera që shkaktojnë linjat e Beaut janë sëmundjet që shkaktojnë temperaturë të lartë si fruthi, shyta, ethet, sëmundje periferike vaskulare, pneumoni, diabet i pakontrolluar dhe mungesa e zinkut”, thonë mjekët britanikë. Gjendja gjithashtu mund të shkaktohet nga sëmundja e mëlçisë.
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...