Kohët e fundit përflitet shumë për rëndësinë e të bërit lëng prej pemëve në shtëpi. Sigurisht aty nuk mungon molla, sepse benefitet e saj shëndetësore janë shumë të njohura.
A hani shumë molla?
A i hani edhe farat e tyre?
Molla është ndoshta një nga frutat më të njohura në botë. Por, rrallë ndodhë që dikujt ti pëlqejnë farat e mollës, sepse shija e tyre është e hidhur. Megjithatë në mesin tonë mund të ketë njerëz që i hanë edhe farat e mollës, pavarësisht shijes së tyre.
Por, a duhet ta bëni këtë?
Shumë njerëz madje besojnë se fara janë helmuese.
Farat e mollës përmbajnë një përbërje kimike të quajtur “amigdalin”, e cila mund të çlirojë cianidin, një helm të fuqishëm, kur vjen në kontakt me enzimat digjestive…
Amigdalina është pjesë e mbrojtjes kimike të farës. Është e padëmshme kur është e paprekur, por kur fara janë dëmtuar, përtypur ose tretur, amigdalina degradon në cianid hidrogjeni. Kjo është shumë helmuese dhe madje vdekjeprurëse nëse konsumohet në doza të larta.
Cyanidi është përdorur si helm gjatë historisë. Punon duke ndërhyrë me furnizimet e oksigjenit të qelizave dhe mund të çojë në vdekje brenda disa minutave.
Prandaj, shmangni gëlltitjen e farave të mollave, në qoftë se deri më sot e keni bërë këtë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...