Nëse humori juaj ndryshon sipas stinëve, me siguri vuani nga ky lloj depresioni

23:57 | 26 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Shumë njerëz janë të njohur me çrregullimin afektiv sezonal ose SAD-in, si një formë depresioni që del në sipërfaqe gjatë dimrit. Por, ekziston një lloj tjetër i sëmundjes afektive sezonale që godet kur moti bëhet më i mirë

E kundërta e SAD është një gjendje që ndikon në humorin tuaj pasi temperaturat bëhen më të ngrohta.

Ashtu si SAD që është i lidhur me dimrin, SAD-i që shfaqet në pranverë ose verë ndodh afërsisht në të njëjtën kohë çdo vit, që përkon edhe me stinët, thotë Dr. Marc Romano për Bustle.

Edhe pse ka (teorikisht) më shumë dritë në pranverë, që zakonisht është një trajtim i shpejtë për SAD, një pjesë e vogël e njerëzve me këtë sëmundje ndikohen nga ndryshimet e humorit në muajt e ngrohtë.

“Rreth 10% e personave me depresion sezonal e përjetojnë atë gjatë verës”, thotë Dr. Seema Sarin M.D., drejtore e mjekësisë në EHE Health.

Cilat janë simptomat e çrregullimit afektiv sipas stinëve?

“Depresioni SAD gjatë dimrit paraqet oreks të shtuar, hipersomni dhe energji të ulët, SAD-i në verë është e kundërta dhe konsiston në ulje të oreksit, pagjumësi dhe rritje të energjisë”, thotë Dr. Romano për Bustle.

Të mos pasurit e energjisë dhe gjumit të mjaftueshëm mund të duket shumë OK për produktivitetin në muajt e verës, por në të vërtetë nuk është gjë pozitive për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Çfarë e shkakton çrregullim afektiv sezonal veror?

“Studime të ndryshme kanë provuar të shpjegojnë SAD-in e verës dhe kanë propozuar shkaqe të tilla si numri i lartë i poleneve, ekspozimi ndaj dritës së diellit, temperaturat e larta dhe ndryshimet në ritmet cirkadiane”, thotë Dr. Romano.

“Studiuesit nuk dinë shkaqet e SAD-it në dimër, por ata teorizojnë që ndjenjat e depresionit mund të lidhen me sasinë e dritës që marrin njerëzit”, thotë Dr. Sarin.

Ndryshimet në prodhimin e melatoninës, hormoni që rregullon gjumin e njeriut dhe stimulohet nga ekspozimi në rrezet e diellit, mendohet se janë arsyeja serioze për atë që qëndron pas ndryshimit të humorit./medial/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme