Nëse flini të inatosur do të keni probleme me shëndetin

15:21 | 2 Tetor 2017
L G

Kemi dëgjuar shpesh çifte të cilët thonë: Mos u shtrini për të fjetur kur jeni ende të inatosur.

Megjithatë duket që kjo këshillë nuk është vetëm për hir të marrëdhënies burrë-grua, por ka dhe rëndësinë e vet shëndetësore.

Një kërkim i ri shkencor ka dalë në përfundimin se të shkosh për të fjetur me inat të brendshëm të prish gjumin dhe qetësinë.

Duke marrë parasysh se gjumi i keq ose mungesa e tij çon në probleme me shëndetin mendor, shtim në peshë dhe ulje të produktivitetit në punë, atëherë problemi është i madh.

Psikologët e Universitetit të Ajowa-s i bazojnë përfundimet e tyre nga vëzhgimi i 436 vullnetarëve. Ata që i zinte gjumi të inatosur me diçka gjatë ditës bënin një gjumë më të parehatshëm në krahasim me të tjerët./blitz.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme